I dënuar për disa VRASJE, lirohet ish-kreu i bandës së Durrësit, Endrit Dokle

Publikuar tek: aktualitet, më 15:26 14-01-2020 I dënuar për disa VRASJE, lirohet ish-kreu i bandës së Durrësit, Endrit Dokle Indrit Dokle

Është liruar nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit Endrit Dokle.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ka kryer ¾ e dënimit dhe gjykata ia ka konvertuar dënimin përjetë në 25 vite burg.

Indrit Dokle ishte i dënuar për disa vrasje. Ai ka marrë edhe denim 16 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Dokle ka tentuar të vrasë edhe Lulzim Berishën, që njihet si truri i bandës së Durrësit, edhe ky tashmë në liri. Ndërkohë është prononcuar edhe prokuroria e Krujës e cila ka shprehur indinjatën për këtë veprim te gjykatës duke thënë se ky vendim do të apelohet.

Krimet për të cilat akuzohet Endrit Dokle, si 'koka' e Bandës e Durrësit :
17 tetor 1998 vrasja e Dritan Sallakut në qytetin e Durrësit
29 tetor 1998 vrasjet e Arjan Paja dhe Viron Curri në fshatin Rrashbull të Durrësit 
29 tetor 1998 plagosja e Marsel Sotirit si pjesë e bandës së Durrësit
22 gusht 1999 vrasja e Marsel Sotirit në zonën e plazhit në Durrës 
9 qershor 2000 ekzekutimi i Dritan Dishës 
14 janar 2002 ekzekutimi i Ervin Lame 
13 tetor 2005 vrasja e Avni Gashit 
30 tetor 2005 vrasja e Ilir Koldashit

Për të gjitha këto krime, Indrit Dokle kishte marrë dënimin e përjetshëm mirëpo tanimë do të shijojë lirinë jashtë hekurave të burgut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077230930328369
array(1) { ["section"]=> string(82) "i-denuar-per-disa-vrasje-lirohet-ish-kreu-i-bandes-se-durresit-indrit-dokle-192043" }