I dënuar për mashtrimin e shitjes së apartamentit, Prokuroria ngre tjetër akuzë për Bengasin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:46 16-01-2019 I dënuar për mashtrimin e shitjes së apartamentit, Prokuroria ngre tjetër akuzë për Bengasin Foto ilustruese

Prokuroria kërkon masën “arrest me burg” për shtetasin Engjëllush Bengasi, i dënuar për mashtrim në shitjen e një apartamenti.

Prokurori Ervin Karanxha, ka kërkuar nga gjykata "arrest" për Bengasin, i dyshuar për "mashtrim me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim".

Shtetasi P. Haderi ka ngritur padi ndaj tij për shitjen e një apartamenti për të cilin pretendon se ka bërë likuidimin total të parave.

Më konkretisht ai ka kallëzuar se ka lidhur një kontratë  pranë notere Violeta Sulkaj me nr 3847 rep dhe 2752 kol date 21.11.2012 si palë e parë shitëse shoqeria “Beu Konstruksion shpk” e përfaqësuar nga shtetasi Engjell Bengasi dhe palë dytë blerëse  kallezuesi , objekt i kësaj kontrate është heqja dore nga shoqëria “Beu Konstruksion shpk”  nga të drejtat që lindin  nga kontrata e sipërmarrjes  me nr 3266 rep dhe 2931 kol datë 12.10.2012 vetëm për apartamentin  e banimit Nr.1 Blloku 3 me siperfaqe 110 m2 e ndodhur  si pronë në seksionin 4 shk 2 kati i dytë banimi (nga dyqanet) ap1.

Kallëzuesi pretendon se ka bërë likujdimin total te lekeve te ketij apartamenti shume te cilen ja ka dhene shtetasit Engjell Bengasi . Me date 14.01.2013 ka likujduar derdhjen e fundit te ketij apartamenti ne degen “Raiffisesn  bank ne shumen prej 700 mije leke  shoqerise “Beu Konstruksion shpk”.

Ne momentin qe kallezuesi eshte bere me dije per arrestimin e shtetasit Engjell Bengasi per vepren penale te “Mashtrimit”  ka shkuar prane apartamentit  te  blere prej tij dhe ka marre kontakt me shtetasen Vjollca Hoxholli , por nga kjo e fundit i ka bere me dije se  Engjell Bengasi  ishte nenkontraktor  me shoqerine qe ajo administron “Jon” shpk  dhe  nuk e njihte kontraten qe kallezuesi ka bere me Engjell Bengasin per apartametin ne fjale .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krijohet qendra kombëtare e librit dhe leximit, ja çfarë do të ndodh me të apasionuarit e letërsisë
Rama Ministër i Jashtëm? Flet juristi Hazizaj: Kushtetuta nuk e ndalon »
Article Logic
Execution time: 0.012983083724976
array(1) { ["section"]=> string(98) "i-denuar-per-mashtrimin-e-shitjes-se-apartamentit-prokuroria-ngre-tjeter-akuze-per-bengasin-149090" }