I dënuar për trafik droge në Itali, vlonjatit i sekuestrohen apartamente, pemishte, makina dhe llogari bankare (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 06-12-2019 I dënuar për trafik droge në Itali, vlonjatit i sekuestrohen apartamente, pemishte, makina dhe llogari bankare (EMRI-DETAJE) Foto ilustruese - Vlora

Pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro i janë sekuestruar një vlonjati, pas dyshimeve se i ka siguruar përmes pastrimit të parave të përfituara nga trafiku i drogës.

Luan Beshajt i janë sekuestruar dy apartamente, një pemishte në Radhimë, dy makina dhe dy llogari bankare. Ai rezulton i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.

Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, bënë zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe objekte, si më poshtë:

• 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum;

• 1 pemishte në Radhimë;

• 2 automjete;

• 2 llogari bankare;

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 500 000 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit L. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale "Trafikim narkotikësh" dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0274338722229
array(1) { ["section"]=> string(126) "i-denuar-per-trafik-droge-ne-itali-vlonjatit-i-sekuestrohen-apartamente-pemishte-makina-dhe-llogari-bankare-emri-detaje-188576" }