I dënuar për vjedhje në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 25 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 16:06 11-07-2019 I dënuar për vjedhje në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 25 vjeçari

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, kanë arrestuar një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

25 vjeçari me iniciale R.T., ka qenë i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje me dhunë ‘.

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë ”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • • R.T., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi R.T., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale " Vjedhje me dhunë ".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068550109863281
array(1) { ["section"]=> string(79) "i-denuar-per-vjedhje-ne-itali-arrestohet-me-qellim-ekstradimi-25-vjecari-171884" }