I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari (EMRI-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:13 19-05-2019 I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari (EMRI-VIDEO)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me 'Interpol Tirana' kanë arrestuar një 23-vjeçar për llogari të drejtësisë gjermane. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë, me origjinë nga Kosova.

Arrestimi i tij u bë pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – SchWenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit :

 A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

 Po ashtu policia bën me dije se është shpallur në kërkim A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij,  23 vjeçarin Kastrati.

Njoftimi i plotë:

Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor "Fitness"

Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale  në DVP Tiranë  dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për  "Vrasje me dashje", i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.

Arrestohet edhe një shtetas tjetër për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë  dy personave të arrestuar banesën e marrë  me qera prej tij.

Sekuestrohen drogë e armë zjarri.

Në bazë të informacioneve  të marra në rrugë operative,  Seksioni i Kërkimit në  Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,   në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor "Fitness"

Si rezultat i operacionit  në një palestër  u bë e  mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur  në kërkim ndërkombëtar, shtetasit:

Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari  u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë dhe  i shtetasit :

 A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë,  i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën  e “Durrësit”,  Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishkekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativass”, që dyshohet se  i përkiste shtetasit A.S.

Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij,  23 vjeçarin Sh. Kastrati.

 Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe "Përkrahja e autorit të krimit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029987096786499
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-denuar-per-vrasje-ne-gjermani-arrestohet-ne-tirane-23-vjecari-emri-video-164849" }