I dënuari për vrasjen e gruas tenton t'i japë fund jetës me çarçaf në qeli

Publikuar tek: aktualitet, më 18:22 13-03-2017 I dënuari për vrasjen e gruas tenton t'i japë fund jetës me çarçaf në qeli

Një i burgosur në burgun e Krujës ka tentuar të vrasë veten këtë të hënë. Burimet thanë se ai është identifikuar si Tomor Zeqo, 48 vjec dhe ka tentuar të vetëvaret me çarçaf.

Sipas “Oranews”, ai ndodhej në burgun e Zaharisë dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NGJARJA

Tomorr Zeqo, nga Ura Vajgurore e Beratit, akuzohet se mesnatën duke u gdhirë data 4 gusht 2014, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Mimozën, dhe e ka detyruar të pijë fostoksinë. Krimi ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, me bazë dyshimin e tradhtisë bashkëshortore.

Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se i pandehuri e ka detyruar të shoqen e tij, Mimozën, të pijë lëndën helmuese rreth orës 2 pas mesnate dhe, pavarësisht kërkesave të saj për ta dërguar në spital, ai nuk ka pranuar t’i jepte asnjë ndihmë deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në këtë kohë, ai ka njoftuar të afërmit se bashkëshortja e tij është sëmurë, me qëllim për ta dërguar në spital. Prokuroria bën me dije se rreth orës 07:00 të mëngjesit, në spital kanë shkuar edhe familjarët e Mimozës, e cila u ka treguar se gjendja e saj ishte pasojë e dhunës fizike dhe fakti që ishte e detyruar të pinte lëndë helmuese nga bashkëshorti. Pas rreth gjysmë ore nga ky rrëfim, rreth orës 7:30 të mëngjesit, ajo ka vdekur si pasojë e helmimit.

Dhunimi i gruas

Gjatë natës Tomorr Zeqo ka mësuar prej Mimozës se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një shtetas nga rrethinat e Beratit. Pas këtij momenti i akuzuari Tomorr Zeqo ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e qëlluar atë me trupin e një thike buke pas koke ku e ka lënë pa ndjenja. Pas këtij veprimi, autori e ka lidhur bashkëshorten me një litar pas hekurave të krevatit dhe i ka mbyllur gojën me ngjitës natriban duke vazhduar ta dhunojë fizikisht me mjete të forta. Ai i ka shkaktuar asaj plagë të dukshme në trup, fytyrë dhe në pjesën e pasme të kokës. I ndodhur në një situatë të tillë, i akuzuari ka vazhduar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëshortes i shtyrë nga motive xhelozie dhe në një moment e ka  detyruar bashkëshorten e tij të gëlltisë dy kokrra fostoksinë, të cilat autori i kishte blerë disa ditë më parë te një farmaci bujqësore. E gjithë ngjarja mes Tomorrit dhe gruas së tij Mimozës ka ndodhur rreth orës 02:00 deri në orën 2 e 30 minuta, të datës 4 gusht 2014.

Vrasja

Pas këtij veprimi, Tomorr Zeqo e ka lënë bashkëshorten e tij të vetme në banesë dhe ka shkuar e ka hedhur në lumë litarin që kishte përdorur kur kishte lidhur më parë bashkëshorten e tij. Ai ka hedhur në ujë edhe materialin ngjitës me të cilin i kishte izoluar duart dhe gojën të shoqes. Viktima Mimoza Zeqo i është lutur disa herë të shoqit që ta dërgonte në spital pas dhunës që ai ka ushtruar ndaj saj, por një veprim të tillë Tomori e ka refuzuar. Ai është larguar nga banesa dhe nuk i ka ofruar bashkëshortes ndihmën mjekësore gjatë kohës që ajo kishte gëlltitur lëndën helmuese fostoksinë e detyruar me dhunë prej tij. Pas insistimit të vazhdueshëm për ndihmë mjekësore nga gruaja, rreth orës 05:00 të mëngjesit Tomorr Zeqo ka shkuar në banesën e një fqinji të tij dhe i ka kërkuar ndihmë për të dërguar gruan në spital pasi e kishte sëmurë duke i vdekur. Rreth orës 05 e 30 minuta Mimoza Zeqo ka mbërritur në spitalin e Beratit ku ka paraqitur simptoma të helmimit nga fostoksina. Shërbimi spitalor i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe rreth orës 06:00 të mëngjesit janë njoftuar familjarët e gruas të cilët kanë takuar të dëmtuarën në spital.

Dëshmia

Në spitalin civil Berat, Mimoza Zeqo ka kontaktuar me doktorin, të cilit i ka treguar për ngjarjen plotësisht, duke i bërë me dije faktin se fostoksinën ia kishte dhënë me dhunë bashkëshorti i saj Tomorr Zeqo. Rreth orës 06:45 kanë ardhur në spital familjarët e Mimozës, të cilët kanë marrë takim me të në krevatin e spitalit. E dëmtuara është takuar me familjarët e saj. Mimoza u ka treguar atyre se bashkëshorti Tomorri, pasi e ka dhunuar fizikisht, e ka detyruar me dhunë fizike të gëlltiste dy kokrra fostoksinë. Mimoza u ka thënë familjarëve disa çaste para vdekjes se Tomorri ishte shkaktari i gjendjes së rëndë shëndetësore të saj. Rreth orës 07 e 30 minuta shtetasja Mimoza Zeqo ka vdekur nga helmimi me fostoksinë. Te pyetur rreth këtij fakti, të afërmit e të dëmtuarës kanë bërë përgjegjës për vdekjen e të afërmes së tyre shtetasin Tomorr Zeqo. I pyetur për këtë, Tomorri ka pranuar autorësinë e krimit, duke dëshmuar se veprën penale e ka kryer për motive xhelozie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reflektimi i Stefi Priftit për situatën politike në vend që duhet ta lexojë çdo shqiptar
Skandali në qendër të Tiranës: Drogë dhe prostitucion në lokal, turku jep 100 euro vetëm për një herë seks »
Article Logic
Execution time: 0.012097120285034
array(1) { ["section"]=> string(80) "i-denuari-per-vrasjen-e-gruas-tenton-t-i-jape-fund-jetes-me-carcaf-ne-qeli-71769" }