“I dërgova letër drejtorit, por nuk më kthen përgjigje”, Balla dhe Ahmetaj përgjigje rrufe: Shkarkohet menjëherë

Publikuar tek: barometri, më 07:17 28-05-2018 “I dërgova letër drejtorit, por nuk më kthen përgjigje”, Balla dhe Ahmetaj përgjigje rrufe: Shkarkohet menjëherë

Në vijim të turit të llogaridhënes publikë të qeverisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u ndalën në qytetin e Prrenjasit.

Gjatë takimit një qytetar u ankua se i ka dërguar një ankesë me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të ISSH-së Astrit Hado, por nuk ka marrë pergjigje.

Ndërsa reaguar menjëherë Balla dhe Ahmetaj: “Drejtori shkarkohet nëse ka shkelur afatin në kthimin e përgjigjes”.

Në Prrenjas janë investuar 4.3 miliard lekë ne disa projekte në më pak se 3 vite, por shumë banorë u ankuan për cilësi të dobët të punimeve.

Lidhur me këto ankesa, Ahmetaj tha se do të bëhet audit financiar i çdo qindarke të shpenzuar.

“Në bazë të ankesës tuaj do të bëjmë një audit financiar të çdo qindarke të shpenzuar dhe personat përgjegjës do të kallëzohen penalisht”

Të pranishëm në këtë takim llogaridhënie ishin dhe disa zëvëndësministra dhe drejtues qendrorë institucionesh, të cilët iu përgjigjën një për një dhjetra banorëve që kërkuan llogari për hallet që i shqetësojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1884331703186
array(1) { ["section"]=> string(114) "i-dergova-leter-drejtorit-por-nuk-me-kthen-pergjigje-balla-dhe-ahmetaj-pergjigje-rrufe-shkarkohet-menjehere-122336" }