I dërguari i Trump kërkoi të hiqej taksa, flet Haradinaj: Ndodh vetëm nëse Serbia njeh Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 21:46 23-01-2020 I dërguari i Trump kërkoi të hiqej taksa, flet Haradinaj: Ndodh vetëm nëse Serbia njeh Kosovën Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj, shprehet se taksa ndaj mallrave nga Serbia do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën.

Pavarësisht ultimatumit të sotëm të të dërguarit të posaçëm të Presidentit Trump, Richard Grenell, për bisedimet Kosovë-Serbi, kyreministri Haradinaj nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij.
“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, tha Haradinaj mbrëmjen e sotme.

“Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia nje Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, ka vijuar mën tej ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.07087516784668
array(1) { ["section"]=> string(99) "i-derguari-i-trump-kerkoi-te-hiqej-taksa-flet-haradinaj-ndodh-vetem-nese-serbia-njeh-kosoven-192958" }