I dërguari i Trump mesazh nga Prishtina: Kosova të heqë tarifat, kurse Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve

Publikuar tek: rajon, më 21:23 23-01-2020 I dërguari i Trump mesazh nga Prishtina: Kosova të heqë tarifat, kurse Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të enjten se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t'i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në fillim të javës mori mandatin për formimin e qeverisë së Kosovës dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, tarifa prej 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës", tha ambasadori Grenell, duke nënvizuar se këtë mesazh do të transmetojë edhe në Beograd ku pritet të qëndrojë të premten.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070340633392334
array(1) { ["section"]=> string(116) "i-derguari-i-trump-mesazh-nga-prishtina-kosova-te-heqe-tarifat-kurse-serbia-te-ndale-fushaten-kunder-njohjeve-192955" }