I dha fund jetës me fostoksinë, zbulohet arsyeja që çoi në vetëvrasjen e ish-kryetarit të komunës në Dibër

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 20-02-2017 I dha fund jetës me fostoksinë, zbulohet arsyeja që çoi në vetëvrasjen e ish-kryetarit të komunës në Dibër

Ish-­kryetari i komunës Baz në qarkun e Dibrës, Fatmir Kurti, 58­-vjeç, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Familjarët e tij kanë gjetur 58­-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit.

Ai është transportuar në spitalin e Burrelit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është nisur me helikopter drejt Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës. Fatmir Kurti është baba i tre fëmijëve.

Grupi hetimor dyshon se problemet ekonomike janë shkaku kryesor që kanë detyruar 58 vjeçarin të ndërmarrë një vendim të tillë.  Po vijojnë akoma hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditën punëtor krahu, natën shpërndarës droge në klube, arrestohet 26-vjeçari shqiptar
Skandali: Si u hipotekua gjiganti 24 katësh në rërë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012124061584473
array(1) { ["section"]=> string(111) "i-dha-fund-jetes-me-fostoksine-zbulohet-arsyeja-qe-coi-ne-vetevrasjen-e-ish-kryetarit-te-komunes-ne-diber-69356" }