I dha fund jetës, vjen reagimi nga Universiteti që zbulon një tjetër të vërtetë për studenten 18-vjeçare

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 04-03-2017 I dha fund jetës, vjen reagimi nga Universiteti që zbulon një tjetër të vërtetë për studenten 18-vjeçare

Vjen reagimi nga senatori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, pasi 18­-vjeçarja nga Lushnja, Arjola Muça i dha fund jetës duke u vetëhelmuar. Disa portale në vend nxituan të shkruanin se studentja bëri aktin vetëflijues për shkak të notave por senatori Shpëtim Shala thotë se vajza ishte kaluese në tre lëndët dhe me mesatare shumë të mirë.

REAGIMI I PLOTË I SHPËTIM SHALËS:

“Dje nga mediat dhe portalet online, mësova me dhimbje humbjen e jetës së studentes Arjola Muça nga Lushnja. Në radhë të parë dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve, familjarëve dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, në emrin tim personal si anëtar i senatit Akademik të Universitetit Aleksandër Xhuvani dhe në emër të të gjithë studentëve të këtij universiteti. Arjola u nda nga ne përgjithmonë dhe dhimbja është e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por për të gjithë ne. Në media humbja e jetës së Arjolës i është aluduar provimeve të ngelura. Pasi u njoha me fatkeqësinë, në cilësinë e përfaqësuesit të studentëve në senatin akademik, u interesova për provimet e studentes nga Lushnja. Pasi mora informacionin e nevojshëm mbi studenten e vitit të parë dega Financë­Kontabilitet, Arjola Muça, rezulton se i ka marrë të tre provimet e dhëna me një mesatare 8. Edhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia familjes. U prefsh në paqje Arjola. Senatori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan Shpëtim Hala”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interpoli sjell nga Athina në Tiranë pogradecarin: Ishte dënuar me 2 vite burg (EMRI)
“ANTIMAFIA”, sekuestron pasurinë prej 2 miliardësh të biznesmenit të njohur: Bie “perandoria” Gjoka »
Article Logic
Execution time: 0.011883020401001
array(1) { ["section"]=> string(109) "i-dha-fund-jetes-vjen-reagimi-nga-universiteti-qe-zbulon-nje-tjeter-te-vertete-per-studenten-18-vjecare-70753" }