I dha ushqim falas kur ishte fëmijë, Ronaldo kërkon të gjejë punonjësen e McDonald’s: Kam edhe unë diçka për t'i dhënë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:04 18-09-2019 I dha ushqim falas kur ishte fëmijë, Ronaldo kërkon të gjejë punonjësen e McDonald’s: Kam edhe unë diçka për t'i dhënë Cristiano Ronaldo (ITV)

Intervista e Cristiano Ronaldo për gazetarin britanik Piers Morgan ishte pa dyshim një nga rrëfimet më të sinqerta që ylli i futbollit ka bërë deri më sot.

Ronaldo, ndër të tjera kujtoi edhe kohën kur ishte vetëm 12-vjeç dhe tepër i varfër. Ai tha se një grua që punonte në McDonald’s e kishte ndihmuar në atë kohë, dhe do të dëshironte ta gjente sot.

“Ne ishim të urritur. Kishim një McDonald’s ngjitur me stadiumin, trokitëm te dera dhe kërkuam të na jepnin ndonjë hamburger. Aty ishte gjithmonë Edna me dy vajza të tjera. Nuk i kam gjetur dot më”.

“Kam pyetur njerëzit në Portugali. McDonald’s është mbyllur por shpresoj që kjo intervistë do të ndihmojë për t’i gjetur”, tha futbollisti 34-vjeçar i Juventus.

“Dua t’i ftoj në Torino ose Lisbonë, sepse kam diçka edhe unë për t’i dhënë”, shtoi ai.

Ronaldo nuk e pati të lehtë rininë e tij. I pyetur për djalin ai tha se do që “të vuaj” pak edhe ai siç ka vajtur i ati.

“Kjo gjeneratë, e ka gjithçka të lehtë. Ata kanë kompjutera. Nuk kanë nevojë të sakrifikojnë asgjë për të marrë atë që duan”. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030170202255249
array(1) { ["section"]=> string(123) "i-dha-ushqim-falas-kur-ishte-femije-ronaldo-kerkon-te-gjeje-punonjesen-e-mcdonald-s-kam-edhe-une-dicka-per-t-i-dhene-178924" }