I dhanë fund romancës, mirëpo Dafina nuk rri dot pa e 'ngacmuar' Dj Geek (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:40 26-05-2020 I dhanë fund romancës, mirëpo Dafina nuk rri dot pa e 'ngacmuar' Dj Geek (FOTO) Dj Geek - Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek ishin padyshim një nga çiftet më të bukura dhe më të komentuara në showbiz-in shqiptar, edhe pse për shumë kohë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.

Mirëpo pas një romance që mesa duket nuk shkoi siç duhej, erdhi ndarja e papritur mes tyre. Lajmin e konfirmoi vetë Dafina për revistën Story, ku dha dhe arsyet pse i dha fund romancës!

Por me sa duket ata vijojnë të mbajnë marrëdhënie profesionale dhe shoqërore. Këtë e kuptuam nga komentet që i lënë njëri-tjetrit.

“Fotoja më e mirë e jotja”, i shkruan ajo ndërsa Geek ia kthen: “Okeeeeeej”!

Në një postim të dytë, Dafina i vë në dukje zinxhirin prej floriri që ka në qafë ish-i i saj (ndoshta është i këngëtares).

Me sa duket raporti i tyre vijon të jetë i mirë edhe pas ndarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010076999664307
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-dhane-fund-romances-mirepo-dafina-nuk-rri-dot-pa-e-ngacmuar-dj-geek-foto-207902" }