I dogjën makinën në mëngjes, flet për herë të parë Dritan Leli: Kam vëllanë të sëmurë rëndë…

Publikuar tek: aktualitet, më 14:32 10-10-2019 I dogjën makinën në mëngjes, flet për herë të parë Dritan Leli: Kam vëllanë të sëmurë rëndë… Kryebashkiaku i Vlorë Dritan Leli

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli reagoi për herë të parë pas djegies së makinës së tij mëngjesin e sotëm.

Në një prononcim telefonik për ‘’MAPO’’-n, ai u shpreh se po përballet me një problem serioz familjar dhe se kjo ngjarje nuk i intereson.

“Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, deklaron Leli për ‘’MAPO’’-n.

Mëngjesin e sotëm u dogj makina ‘’Range Rover’’ që përdorej nga kryebashkiaku Leli si dhe një automjet tjetër.

Deri tani, policia nuk ka një pistë konkrete të hetimit të ngjarjes, por ekziston mundësia që automjeti të jetë djegur qëllimisht.

LEXO MË SHUMË: Digjet MAKINA e Dritan Lelit në Vlorë, policia jep detajet

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018240928649902
array(1) { ["section"]=> string(96) "i-dogjen-makinen-ne-mengjes-flet-per-here-te-pare-dritan-leli-kam-vellane-te-semure-rende-181513" }