I dogji makinën një personi në Kolonjë, arrestohet 53-vjeçari në Vorë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:00 26-11-2020 I dogji makinën një personi në Kolonjë, arrestohet 53-vjeçari në Vorë Foto ilustruese

Ka rënë në pranga një 53-vjeçar, i cili i ka vënë zjarrin një makine.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi E.C. 53-vjeç banues në Vorë Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë.

 “Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 25.11.2020, rreth orës 01:30, në fshatin Gërmenj, Kolonjë, ku u gjet i djegur një automjet, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, nën koordinim e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit e Pasurisë në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. C., 53 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda material,” njofton policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përkujtimi i 26 Nëntori, Ambasada e SHBA: Kemi qenë me ju në çdo hap, e do vazhdojmë të jemi
Përplasja me armë në Elbasan, zbardhet dëshmia e ‘Vis korçarit’: Nuk i njoh ata që më qëlluan, i kam parë për herë të parë »
Article Logic
Execution time: 0.01130199432373
array(1) { ["section"]=> string(75) "i-dogji-makinen-nje-personi-ne-kolonje-arrestohet-53-vjecari-ne-vore-229170" }