I drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave, kush është i kërkuari për masakrën e Lushnjes që u plagos sot nga polici në Tiranë (VRASJET NË SERI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:47 10-04-2020 I drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave, kush është i kërkuari për masakrën e Lushnjes që u plagos sot nga polici në Tiranë (VRASJET NË SERI-FOTO) Nga vendngjarja sot ne Tirane

Zbardhet identiteti i pesonit që mbeti i plagosur ditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë pas përplasjes me armë zjarri me një efektiv policie, të cilit pasi ka refuzuar ti tregojë kartën e identitetit i ka drejtuar armën.

Bëhet fjalë për Orges Bilbilin, i cili mësohet se ishte ishte shpallur në kërkim nga policia për vrasje dhe disa vepra të tjera penale.

Orges Bilbili akuzohen se është i përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe një nga autoret e masakrës së ndodhur ne 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Bashkëautor në këtë vrasje raportohet se është edhe Laert Haxhiu. Haxhiu është akuzuar dhe si autor i vrasjes së 29 vjeçarit Gerti Lala. 

Por si lidhen emrat e tyre me ngjarjen ku mbetën të vdekur Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi të cilët njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Ky i fundit mbeti i plagosur me 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja e djeshme.

Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa  i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç. Ky i fundit dyshohet se bashkë me Orges Bilbilin kanë vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009.  

Gjatë ditëve të izolimit në burg Bilbili ka mohuar të ketë gisht në vrasje. Nderkohe nga Policia e Qarkut Fier u pohua se për ngritjen e akuzës ndaj tij ka ndihmuar e ëma e viktimes e cila njohu 20-vjecarin Bilbili si vrasësin e te birit. Zyrtarisht policia deklaroi se vrasja e Lalës ka lidhje me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes vitet e fundit. Megjithatë nuk u bë specifikimi i tyre për shkak të hetimeve, shkruan newsbomb.al.

Orges Bilbili është dënuar me 7. 4 vjet burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe është shpallur nga policia person në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato për drogën e Divjakës.

Orges Bilbili:

uuuuuu.jpg

Sakaq, Laert Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”.

Në momentin e arrestimit, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua. Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tetë muaj para arrestimit, Laert Haxhiu kishte dalë nga burgu për vrasjen e shokut të Aldo Bares, Gerti Lala me nofkën “Iriqi”, shkruan newsbomb.al.

Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullau. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares ku këta të fundit, sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, i kanë vënë gjoba. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjes për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005.

Babai i Xhulios Ramadan Shkurti  u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Me sa duket historia e hakmarrjes mes bandave të Lushnjes  po vijon ende sot pas rreth 20 vitesh.

Laert Haxhiu Orges Bilbili

autoret.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092630386352539
array(1) { ["section"]=> string(152) "i-drejtoi-armen-punonjesit-te-shqiponjave-kush-eshte-i-kerkuari-per-masakren-e-lushnjes-qe-u-plagos-sot-nga-polici-ne-tirane-vrasjet-ne-seri-foto-202101" }