I druheni shkarkimit të Voltana Ademit? Përgjigjet Bardh Spahia: Absolutisht...

Publikuar tek: politike, më 10:54 19-08-2019 I druheni shkarkimit të Voltana Ademit? Përgjigjet Bardh Spahia: Absolutisht...

Vijon protesta e simpatizantëve të PD në Shkodër, të cilët kundërshtojnë konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak.

I pranishëm është edhe ish deputeti i PD, Bardh Spahia. Ky i fundit në një prononcim për mediat e ka cilësuar si pseudokonsituim atë që pritet të bëhet sot.

Ndërkohë, i pyetur nga Ora News nëse i druhen shkarkimit të Voltana Ademi dhe emërimit në vend të saj të një të deleguarai, ai u përgjigj se shkodranët nuk i tremben asgjëje.

'Absolutisht jo. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë njohur frikën as gjatë viteve më të errrëta të diktaturës. Fjalën e vërtetë e kanë thënë qytetarët shkodranë më 30 qershor, atij refuzimi që i bënë. Jo vetëm nuk tremben por do dinë tu tregojnë vendin këtyre metodave, tha ai.

'Kjo është një protestë e qytetarëve shkodranë. Është një mënyrë për ti treguar farsën e 30 qershorit', u shpreh Spahiu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29108810424805
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-druheni-shkarkimit-te-voltana-ademit-pergjigjet-bardh-spahia-absolutisht-175763" }