I dyshuar si atentatori kryesor i prokurorit NDOJA, publikohet fotoja e Redjan RRAJËS, ja si policia ra në gjurmët e tij (DETAJE NGA HETIMI)

Publikuar tek: barometri, më 08:39 07-11-2019 I dyshuar si atentatori kryesor i prokurorit NDOJA, publikohet fotoja e Redjan RRAJËS, ja si policia ra në gjurmët e tij (DETAJE NGA HETIMI) Redjan Rraja, i ndaluar nga policia për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Andi Malokut dhe Landi Muharremit

I dyshuari si atentatori kryesor ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë, Redjan Rraja refuzon në mënyrë kategorike që të ketë qenë fshatin Shkafanë, ku u gjet e braktisur makina e atentatorëve.

Megjithatë, provat e gjetura në makinën e grabitur ‘’Benz’’ ngjyrë gri nxjerrin në dritë një version tjetër. Hetuesit gjetën në këtë automjet syzet e Rrajës. Gjatë ekspertizës u zbuluan se në pjesë të ndryshme të tij ka shenja të gishtave të Redjan Rrajës.

Ndërkohë, në media po qarkullon dhe fotoja e tij.

Rraja u ndalua në pikën kufitare të Murriqanit nga policia në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. 34-vjeçari është ndeshur me ligjin në dy raste: në atentatin ndaj Elton Çiçës në zonën e ish-bllokut në vitin 2016, ku u dënua me 8 muaj burg për fshehjen e telefonit dhe pistoletës së Elton Çiçës, të cilin e kishte mik.  Herën e dytë lidhet me rastin e Xhisiela Malokut, ku oficeri i komisariatit të Fushë-Krujës Emiliano Nuhu akuzoi Redjan Rrahjën se e ka kërcënuar të mos ndiqte hetimet pasi ishte i përfshirë Rexhep Rrahja, i afërm i tij.

rraja .jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019141912460327
array(1) { ["section"]=> string(143) "i-dyshuar-si-atentatori-kryesor-i-prokurorit-ndoja-publikohet-fotoja-e-redjan-rrajes-ja-si-policia-ra-ne-gjurmet-e-tij-detaje-nga-hetimi-184989" }