I ‘’fal’’ gruan për seks biznesmenit por e shantazhon për t’i zhvatur miliona. Ja cilët janë shqiptarët dhe bisedat e përgjuara

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 28-08-2015 I ‘’fal’’ gruan për seks biznesmenit por e shantazhon për t’i zhvatur miliona. Ja cilët janë shqiptarët dhe bisedat e përgjuara Elinela dhe Ardian Smaqi

I ‘’fal’’ gruan për seks biznesmenit por më pas e shantazhon për t’I zhvatur miliona. Kjo është historia e pabesueshme ndodhur në Tiranë, ku Elinela dhe Ardian Smaqi kanë planifikuar planin djallëzor për biznesmenin B.S. Edhe pse prindër të dy fëmijëve, duket se gjithçka ka qenë e menduar mirë, deri në detajet se ku do kryhej marrëdhënia seksuale.

Fillimisht Elinela dhe B.S kanë kryer marrëdhënie, por burri i saj Ardian Smaqi në sytë e biznesmenit ka dalë si i turpëruar, duke i kërkuar me këtë justifikim  një shumë prej 87 milionë lekësh.

Ata janë njohur në 2010 me biznesmenin B.S dhe pas dy tre takimesh Elinela, me dakordësi të bashkëshortit e ka joshur dhe pas marrëdhënieve seksuale e kanë kërvcënuar se do I tregonin familjes së biznesmenit.

Fillimisht biznesmeni u ka dhënë 87 milionë lekë, por pas dy vjetësh ata janë shfaqur sërish duke e kërcënuar, për t’I marrë edhe 17 milionë lekë të tjera. Por gjatë kësaj kohe Ardian Smaqi ishte në burg, pasi vuante dënimin për një vepër tjetër penale dhe shfrytëzonte ditët e lejeve për të takuar biznemenin dhe për t’I bërë shantazh.

“Do vish me mua ose në të kundërt do të vij te shtëpia jote të tregoj se ke shkuar me mua”, mësohet se I ka thënë në një takim Elinela, biznesmenit.

“Ajo më kërkoi me patjetër që të shkonim në hotel bashkë. Unë e refuzova, I thashë jo, duke I thënë njëkohësisht se nuk si se ku ka hotel këtu. Ajo më tha se e di unë hotelin. Pastaj ne të dy shkuam në hotein që ishte aty afër, përballë spitalit ushtarak dhe kemi qëndruar aty me të bashkë rreth një orë e më pas jemi ndarë. Ajo, gruaja e Ardianit, cila quhej Eleni, të paktën kështu më është prezantuar më kërkonte herë pas here në telefon që të takoheshim dhe të bënim seks. Unë jam takuar me të dhe një herë tjetër e kemi shkuar në të njëjtin hotel.  Ardiani më thoshte do të shkatërroj familjen, do të vras ty, si dhe çunat e tu dhe çdo herë caktonte një shumë parash që unë t’ia jepja atij dhe ditën se kur t’ia jepja’’, publikon ‘’Panorama’’ dëshminë e B.S

Ardian dhe Elinela Smaqi janë dënuar secili me 2 vjet burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia pranon ndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë: E bëjmë për minoritetin
Lajm i fundit/ Bie nga skela e resortit ku punonte, vdes 45-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.01521897315979
array(1) { ["section"]=> string(128) "i-fal-gruan-per-seks-biznesmenit-por-e-shantazhon-per-t-i-zhvatur-miliona-ja-cilet-jane-shqiptaret-dhe-bisedat-e-pergjuara-19380" }