I famshëm për propozimin te “Kënga Magjike”, dy televizione kërkojnë ta punësojnë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:09 13-12-2015 I famshëm për propozimin te “Kënga Magjike”, dy televizione kërkojnë ta punësojnë

Propozimi për martesë që Lulzim Tota i bëri ‘live’ të dashurës së tij në skenën e “Këngës Magjike 2015”, po sjell të tjera benefite për të.

Tota ka thënë për Newsbomb.al se dy televizione të rëndësishme në Shqipëri i kanë bërë atij ofertë për të qenë pjesë e tyre.

“Këto ditë kam marrë dy oferta nga dy televizione shumë të njohura për të qenë pjesë e tyre. Dhe besoj se deri në janar do të zgjidhet çdo gjë”, ka thënë ai.

Por, Lulzimi është ende i pavendosur lidhur me ofertat që i janë bërë, kjo edhe për faktin se dëshiron një program gazmor, ku të përfshihen njerëz të famshëm dhe të thjeshtë.

“T’ju them të vërtetën nuk jam shumë i vendosur pasi dëshira ime është që të jetë diçka gazmore, që do të thotë vë në lojë, nëse mund ta quaj kështu, njerëz nga politika, arti apo të thjeshtë. Ofertat më janë bërë për sezonin e ri dhe mendoj se nga janari apo shkurti do të fillojë”, është shprehur Tota për Newsbomb.al.

Lexo edhe: 

I propozoi për martesë të dashurës ‘’Live’’ te Kënga Magjike dhe zgjohet sot i famshëm. Luli:Pse e bëra

Ja momenti i propozimit për martesë live në “Kënga Magjike” (Video)

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026081085205078
array(1) { ["section"]=> string(84) "i-famshem-per-propozimin-te-kenga-magjike-dy-televizione-kerkojne-ta-punesojne-27695" }