I filluan simptomat në 13 mars, flet gruaja e infektuar prej 230 ditësh me COVID-19: Ndihem si 70 vjeçare, kam provuar trajtime të ndryshme por...

Publikuar tek: bota, më 19:06 01-11-2020 I filluan simptomat në 13 mars, flet gruaja e infektuar prej 230 ditësh me COVID-19: Ndihem si 70 vjeçare, kam provuar trajtime të ndryshme por...

Koronavirusi ka treguar që di të jetë surprizues, pasi shpeshherë personat e infektuar shfaqin simptoma të reja, për të cilat edhe mjekët mbeten të çuditur.

I rrallë është rasti i një 42 vjeçareje spanjolle, të cilës simptomat i filluan në 13 mars, por që atëherë vazhdon të ketë shqetësimet që i sjell COVID-19.

“Marr çdo ditë ilaçe, nuk mund të punoj, vuaj nga pagjumësia dhe kam frikë për bashkëshortin dhe djalin e vogël që kujdesen për mua”, thotë ajo për agjencinë EFE, ndërsa shton se ndihet si një 70 vjeçare.

Ajo shpreson që mjekët të arrijnë të gjejnë një ilaç për të mposhtur më në fund virusin:

“Kam provuar trajtime të ndryshme, por asgjë deri tani nuk ka funksionuar. Çdo ditë jam keq, kam 230 ditë radhazi që jam keq, asnjë ditë e mirë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeni shpëton macen nën rrënoja në Turqi, humbi thonjtë në përpjekje për të dalë! Pronari i saj i vendosi emrin SHPRESË
Revolta e shteteve myslimane, Macron për karikaturat: Do mbroj lirinë e shprehjes në vendin tim! »
Article Logic
Execution time: 0.011555910110474
array(1) { ["section"]=> string(147) "i-filluan-simptomat-ne-13-mars-flet-gruaja-e-infektuar-prej-230-ditesh-me-covid-19-ndihem-si-70-vjecare-kam-provuar-trajtime-te-ndryshme-por-226045" }