I ftohti i acartë mbërthen Britaninë, mbyllen shkollat

Publikuar tek: bota, më 18:43 17-01-2018 I ftohti i acartë mbërthen Britaninë, mbyllen shkollat

Britania e Madhe që prej disa ditësh është mbërthyer nga një i ftohtë shumë i madh, me temperatura që kanë shkuar disa gradë nën zero.

Autoritetet britanike i kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në këto ditë dhe të përgatiten për çdo lloj të papriture që mund të shfaqet gjatë ditëve në vijim.

Ditën e sotme është mbyllur një pjesë e madhe e sistemit shkollor fillor në Britani dhe shumë rrugë ruralë janë të bllokuara.

Të vetmet rrugë transporti që kanë mbetur pa u bllokuar ende janë hekurudhat dhe autostradat kryesore.

Zona më e prekur nga kjo situatë janë rajonet veriore të Anglisë, ku temperatuart kanë shkuar disa gradë nën zero. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012419939041138
array(1) { ["section"]=> string(60) "i-ftohti-i-acarte-mberthen-britanine-mbyllen-shkollat-106926" }