Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Raportohet se viktima është rreth 35 vjeç dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e motit të ftohtë.
Personi ishte endacak dhe rrinte në lagjen 17 të këtij qyteti, ndërsa kanë qenë kalimtarët ata që e kanë gjetur të vdekur.
I gjithë vendi është prekur nga moti i ftohtë dhe kjo ka shtuar rrezikun për njerëzit që kanë rrugën shtëpi të tyren.