Pas vendimit për mbylljen e shkollave deri me datë 9 janar si pasojë e temperaturave të ulëta, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për pushim në datat 4, 5, 6 dhe për prindërit të cilët kanë fëmijë të mitur dhe punojnë në administratë.
Sipas meterologëve gjatë ditëve në vijim do të shënohen temperatura tepët të ulëta.
“Mbyllja e çerdheve, kopshteve dhe shkollave është parashikuar deri në 9 janar. Mbyllja e kopshteve dhe shkollave përfshin si institucionet publike, ashtu edhe ato private. Vendimi është marrë për shkak të situatës së rënduar nga virusi i gripit. Synojmë të shmangim gripin, ndaj u vendos mbyllja e kopshteve dhe shkollave deri në 9 janar”, thuhet në njoftimin e MAS.