I ftuar në emisionin sportiv, gazetari shqiptar merr mesazhe kërcënuese

Publikuar tek: aktualitet, më 08:29 20-02-2018 I ftuar në emisionin sportiv, gazetari shqiptar merr mesazhe kërcënuese

Gazetari Dritan Laçi ishte i ftuar mbrëmë në emisionion “Ora Skaner”, por qëndrimet e tij lidhur me ndeshjet në kampionatin shqiptar të futbollit, ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e Skënderbeut, ka shkaktuar irrimin e tifozëve. 

Kujtojmë se pak ditë më parë UEFA mori vendimin për një pezullimin e Skënderbeut me 10 vjet nga Europa dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh, për trukime ndeshjes.

Ndërkohë, qëndrimet e gazetarit duket se nuk janë pritur mirë prej disa tifozëve, të cilët mesa duket nuk kanë rezistuar dhe i kanë dërguar Laçit mesazhe kërcënuese.

Për këtë, gazetari ka një sqarim, duke thënë se çdo kërcënim do të dokumentohet dhe do të ndiqet në rrugë ligjore.

“Shikoj që nga mbrëmë kanë ardhur shumë mesazhe kërcënuese në adresë të personit tim në lidhje me qëndrimet që unë mbajta mbrëmë për cështjen Skënderbeu në emisionin "Ora Scaner". Sigurisht që i qëndroj thënieve të mia në emision. Cdo kërcënim që do vazhdojë të vijë në adresë të personit tim është dokumentuar dhe do të adresohet në momentin e duhur në instancat përkatëse si kërcënim ndaj një punonjësi të medias. Unë nuk jam UEFA. As nuk kam pse të kem të njëjtin qëndrim me ju......Ah edhe dicka, për ata që e kanë merak këtë pjesë. Po, do jem në Korcë për të parë Partizanin dhe nuk me ndal asnjë kërcënim i juaji...”, shkruan Dritan Laçi në profilin e tij në facebook.

dritan_laci.jpg

14317549_10210879706166097_3979339833041155278_n.jpg

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen nga rradhët e mjeksisë, emërohet drejtori i ri në Shkodër
Aksident te Liqeni në Tiranë, shkatërrohet makina pasi përplaset me trafikndarësen (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011382102966309
array(1) { ["section"]=> string(77) "i-ftuar-ne-emisionin-sportiv-gazetari-shqiptar-merr-mesazhe-kercenuese-110827" }