Dasma e vajzës së deputetit Fatmir Mediu dhe djalit të kryebashkiakut të Vorës Fiqiri Ismaili ka qenë një nga më të përfolurat dhe me të drejtë.
Fotot ekskuzive për newsbomb.al tregojnë se dasma e Bledianit dhe Selmës është vërtetë përrallore.
Ceremonia madhështore duket se ka bërë bashkë njerëz të politikës dhe zyrtarë të lartë dhe një ndër të ftuarit specialë ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin joshpeshherë e shohim në evente të tilla.
Ceremonia ku çifti i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit u mbajt në hollin e Pallatit të Brigadave dhe dasma madhështore në hotelin luksoz me 5 yje "Plaza".
Ndërkohë për organizimin me detaj të gjithçkaje është kujdesur "Geraldina Spossa" dhe për regjinë ‘Weddingline’. /Newsbomb.al/