Arrestohen Jurgen Kaferi 23 vjeç dhe Fatos Lezi 24 vjeç, të dy banues në Bulqizë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës, të datës 19.03.2018, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases M.M, 72 vjeçe. Policia bën me dije se Fatos Lezi është dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Tentojnë të vjedhin një banesë, arrestohen nga Policia 2 autorët. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaristin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Jurgen Kaferi, 23 vjeç, banues në Bulqizë
Fatos Lezi, 24 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për veprën penale Plagosje e lehtë me dashje).
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës të datës 19.03.2018, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases M.M, 72 vjeçe.. Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 134/2, 22, të Kodit Penal.