Goditen 4 raste të "Mitëdhënies" në 12 orët e fundit;-2 raste nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, 1 rast nga Policia Rrugore Lushnje dhe 1 rast nga Policia Rrugore e Korçës.
Kështu, policia bën me dije se, arrestohet në flagrancë shtetasi Vangjel Bardhi pasi në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i futur në brendësi të pashaportës 50 €,me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.
Arrestohet shtetasi Tofik Shehu pasi në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke i futur në brendësi të pashaportës 20 €,me qëllim për të kaluar kufirin pasi ishte deportiv në zonën Schengen.
-Lushnjë, i ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë për "Korrupsion aktiv" shtetasi Pëllumb Kolgjini.
Ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Lushnje-Çermë, është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore Lushnje pasi drejtonte mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë matur me Radar.
-Korçë, tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Rrugore, arrestohet në flagrance drejtuesi i mjetit shtetasi Masar Braha.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Iveko" në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.