I gjallë falë iPhone, smartfoni ndal shigjetën që për pak iu ngul në zemër

Publikuar tek: bota, më 18:23 14-03-2019 I gjallë falë iPhone, smartfoni ndal shigjetën që për pak iu ngul në zemër

Një djalë në Australi është me fat të jetë gjallë, falë telefonit të tij iPhone.

Incidenti i çuditshëm ndodhi në New South Wales të Australisë, kur djali kishte dalë me makinën e tij për të shkuar në punë, por rrugës vuri re një person të armatosur me hark e shigjeta.

Policia thotë se duke qenë që kjo ishte një pamje e pazakontë, ai ndaloi makinën, zbriti dhe nxori smartfonin t’i bënte një fotot autorit, raporton newsbomb.al. Por autori, një aziklërkues 39-vjeçar, mesa duket u inatos nga ky veprim dhe e qëlloi me shigjetë. Për fat të tij, shigjeta qëlloi dhe ngeci në smartfon.

Policia e arrestoi në vend autorin i cili tashmë akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”.

sdvgdegehe4rhj4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025403022766113
array(1) { ["section"]=> string(80) "i-gjalle-fale-iphone-smartfoni-ndal-shigjeten-qe-per-pak-iu-ngul-ne-zemer-156436" }