54 vjecari Ivzi Sada nuk e ka suportuar dot faktin se policia i shkoi në derën e shtëpisë, pasi kishte marrë informacion në rrugë operative për posedimin nga ana e tij të një sasie të konsiderueshme cannabis sativa.
Ivzi Sada, ka ngritur dorën dhe ka qëlluar me grusht oficerin e policisë që po shkonte ta qëllonte në flagrancë. Vendosja e prangave ishte detyrim për kapjen e tij në flagrancë, por pasi ngriti dorë mbi policinë, e futën menjëherë në furgon.
Policia e Tepelenës lajmëron për operacionin e koduar START, ku nuk kanë shpëtuar as dy femra, shtetaset me inicialet D.I dhe F.S.
Të dyja zonjat janë banore të Tepelenës dhe droga ishte fsheshur në thasë tek shtëpia e tyre. Ndërkaq, policia ka arrestuar Ivzi Sadën dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 21 vjecar E.S, I cili sipas informacioneve të uniformave blu, është gjithashtu I përfshirë në trafik.
Njoftimi i Policisë
Operacion i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Arrestohet në flagrancë shtetasi :
Ivzi Sada, 54 vjeç, banues në Tepelenë.
Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E.S, 21vjeç banues në Tepelenë, pasi :
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm posedonin një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin fshehur në banesën e shtetases D.I në qytetin e Tepelenës, nga ana e shërbimeve të policisë është ushtruar kontroll në këtë banesë dhe në kasollen e kësaj banese janë gjetur 5(pesë) thasë plasamasi, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 23 kg.
Në momentin e kontrollit, shtetasi Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre.
Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset D.I dhe F.S
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të lartpërmedur.