I gjenden municione luftarake në shtëpi, arrestohet 43 vjeçari në Mat

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 22-01-2015 I gjenden municione luftarake në shtëpi, arrestohet 43 vjeçari në Mat

Policia e Matit njofton se ka arrestuar shtetasin Hazmi Kurtaxha 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën disa municione luftarake. 

Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar  3 granata, 1 automatik, 2 pushkë dhe lëndë të tjera plasëse. Materialet i kanë kaluar prokurorisë në cilësinë e provës materiale.

Mbi shtetasin 43 vjeçar, rëndon akuza për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rexhep Qosja: Nuk besoj se Meta donte të vriste Doshin, është politikan inteligjent
Banorët e Ferrasit shpërthejnë në revoltë ndaj Veliajt e Premçit, reagon Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.01288104057312
array(1) { ["section"]=> string(73) "i-gjenden-municione-luftarake-ne-shtepi-arrestohet-43-vjecari-ne-mat-1172" }