I gjendet drogë në banesë, arrestohet i riu në Mallakastër (FOTO+EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:30 24-04-2017 I gjendet drogë në banesë, arrestohet i riu në Mallakastër (FOTO+EMRI)

Policia e Fierit arreston në flagrancë një person, pasi u kap me një sasi lënde narkotike.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Arsen Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Graçie në Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Kodi Penal. 

 

18111169_10209634396518749_20099217_o.jpg

 

18110700_10209634396878758_1623943378_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e opozitës, këto janë rrugët që do të bllokohen sot në të gjithë Shqipërinë
Hajdutët futen në banesë nga taraca e katit të 8-të, por përleshen me të zotin e shtëpisë, ç’ndodhi mes tyre sot në mëngjes (DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.010305881500244
array(1) { ["section"]=> string(73) "i-gjendet-droge-ne-banese-arrestohet-i-riu-ne-mallakaster-foto-emri-76210" }