Një polic është shpallur në kërkim nga uniformat blu pasi i është gjetur drogë në automjetin e tij.
Bëhet e ditur se polici mban gradën e inspektorit në Komisariatin numër 2 të Tiranës. Policia sekuestroi mjetin e tij në Fushë-Krujë në të cilin është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Bëhet me dije se policia ishte në ndjekje të automjetit gjatë natës, por punonjësi i policisë arriti ti shpëtojë arrestimit duke e braktisur mjetin.