I gjendet kura tullacllëkut dhe thinjave

Publikuar tek: bota, më 16:08 01-08-2018 I gjendet kura tullacllëkut dhe thinjave

Një grup shkencëtarësh kanë zhvilluar një barnë të re eksperimentale që mund të kthejë flokët e humbura, të zhdukë thinjat dhe të kurojë inflamacionin e lëkurës, të gjitha të lidhura me yndyrën dhe kolesterolin.

Traltimi me ilaçin D-threo-1-fenil-2-dekanoilamino-3-morfolino-1-propanol (D-PDMP) ndalon prodhimin e yndyrave të caktuara të quajtur glycosphingolipids, ose GSLs.

GSL-të janë përbërës kryesorë të lëkurës dhe membranave të tjera qelizore dhe mund të shkaktojnë zbardhjen e flokëve, humbjen e madhe të flokëve dhe inflamimin e lëkurës të ekspozuar nga plagë të shumta që ndodhin për shkak të dietave të yndyrës, shpjeguan studiuesit.

Studiuesi Subroto Chatterjee nga Universiteti Johns Hopkins në Maryland, SHBA tha se kjo barnë mund të rezultojë e suksesshme edhe për kurimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës dhe plagëve nga diabeti e kirurgjia plastike.

Studimi i publikua i plotë në revistën shkencore amerikane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011906147003174
array(1) { ["section"]=> string(47) "i-gjendet-kura-tullacllekut-dhe-thinjave-129855" }