I gjetën pistoletë dhe municione në banesë, arrestohet 25-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 18-07-2019 I gjetën pistoletë dhe municione në banesë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi iu gjetën armë dhe municione.  

Policia bën me dije se është realizuar operacioni "Porodina", si rezultat i të cilit u bë bë kapja dhe arrestimi në flagrancë të shtetasit Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, shërbimet e policisë e kanë lokalizuar në lagjen nr.1, në Korçë dhe kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga ky shtetas, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet Policia gjeti dhe sekuestroi një shkop gome.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028515100479126
array(1) { ["section"]=> string(71) "i-gjeten-pistolete-dhe-municione-ne-banese-arrestohet-25-vjecari-172591" }