I gjithë qyteti në këmbë, kjo është video e dhunës makabre që shkaktoi protesta anti emigracion në Livorno

Publikuar tek: rajon, më 17:36 16-08-2017 I gjithë qyteti në këmbë, kjo është video e dhunës makabre që shkaktoi protesta anti emigracion në Livorno

I gjithë qyteti i Livornos në Itali është ngritur në protesta masive anti emigracion pas një video të postuar në internet ku shihen disa emigrantë të kryejnë akte dhune fizike dhe materiale në një prej shesheve të qytetit.

Video e postuar nga Chiara Bosi në Facebook është kthyer në virale me mbi 13 mijë shpërndarje dhe mijëra komente kryesisht me tone anti emigracion shpesh edhe raciste.

Sipas personit që ka filmuar videon, disa pakistanezë dhe arabë dëgjohen teksa ulërasin, thyejnë shishe, shkatërrojnë prona private dhe dhunojnë një person në sheshin “Cavour”.

Bosi shkruan e revoltuar se ndihet e terrorizuar dhe e neveritur nga skenat e dhunës. Ajo thotë se për shkak të emigrantëve, Italia është kthyer në një vend të rrezikshëm për fëmijët e vendasve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03026008605957
array(1) { ["section"]=> string(111) "i-gjithe-qyteti-ne-kembe-kjo-eshte-video-e-dhunes-makabre-qe-shkaktoi-protesta-anti-emigracion-ne-livorno-89277" }