I gjithë vendi i mbizotëruar nga reshjet, ja si do të jetë moti në vazhdim

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 15-01-2018 I gjithë vendi i mbizotëruar nga reshjet, ja si do të jetë moti në vazhdim

I gjithë vendi ditën e sotme është zgjuar me reshje shiu dhe në zonat malore ato kanë marrë formën e borës. Ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, të dobëta deri mesatare, në disa qarqe lokalisht deri intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.

IGJEUM parashikon: Reshjet do të jenë në formën e dëborës mbi 500 m mbi nivelin e detit, në veri-lindje në zona të kufizuara edhe me poshtë se ky nivel.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 11 °C

në vendet malore:  -1 °C / 5 °C.

Era pritet e lehtë, ndersa në bregdet deri mesatare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë 7-vjeçarja me grip në Durrës, dyshimet e forta të mjekëve
U gjet i pajetë sot në Sarandë, viktima një ish-futbollist, policia zbulon shkakun e vdekjes (EMRI-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011537075042725
array(1) { ["section"]=> string(80) "i-gjithe-vendi-i-mbizoteruar-nga-reshjet-ja-si-do-te-jete-moti-ne-vazhdim-106580" }