I gjuajtën me shkelma e grushte, tifozi hidhet nga shkallët e tribunës dhe humb jetën tragjikisht (PAMJE TË RËNDA)

Publikuar tek: bota, më 19:30 17-04-2017 I gjuajtën me shkelma e grushte, tifozi hidhet nga shkallët e tribunës dhe humb jetën tragjikisht (PAMJE TË RËNDA)

Tragjedi në futbollin argjentinas gjatë ndeshjes Belgrano-Talleres.

Në sektorin e fansave të skuadrës vendase, një 22-vjeçar, i identifikuar si Emanuel Balbo është hedhur nga shkallët e stadiumit nga një lartësi prej 4 metrash duke gjetur vdekjen, pikërisht për t'i shpëtuar dhunës së tifozëve.

Sipas deklaratës së babait të viktimës, ai që ka nxitur turmën kundër djalit të tij ka qenë Oscar Sapito Gomez.

Ky i fundit akuzohej nga viktima për vrasjen e vëllait në një ngjarje të ndodhur katër vite më parë. Viktima kishte dalluar mes tifozëve vrasësin e vëllait të tij, ndërsa ky i fundit kishte nxitur tifozët e Belgranos se Balbo ishte tifoz i Talleres duke bërë që fansat e skuadrës vendase t'i vërsuleshin 22-vjeçarit, deri sa ai u hodh nga shkallët e stadiumit.

Pas dy ditësh në gjendje koma, Balbo ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të shumta të marra pas përplasjes në tokë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Java e fundit e garës së egër presidenciale në Francë
Identifikohet si terrorist, foshnja tre muajshe thirret në Ambasadë për të dëshmuar »
Article Logic
Execution time: 0.010834932327271
array(1) { ["section"]=> string(117) "i-gjuajten-me-shkelma-e-grushte-tifozi-hidhet-nga-shkallet-e-tribunes-dhe-humb-jeten-tragjikisht-pamje-te-renda-75498" }