I goditi me makinë dhe u doli para me armë, policia jep detajet e atentatit në Fushë-Arrëz

Publikuar tek: aktualitet, më 19:42 09-01-2018 I goditi me makinë dhe u doli para me armë, policia jep detajet e atentatit në Fushë-Arrëz

Në Fushë-Arrëz ditën e sotme pati një përplasje të qëllimshme të dy mjeteve mjete në qendër të këtij qyteti, ku Vladimir Topjana ka goditur mjetin tip golf shtetasin Artan Gega

Lidhur me këtë ngjarje të pazakontë për këtë qytet, policia ka dhënë versionin e saj zyrtar.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.01.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe  arrestimin e shtetasit:

V. T. 36 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.01.2018, në qytetin Fushë Arrëz duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover me targë DR 1657 F ka goditur me qëllim vrasjen e personave që  ndodheshin në mjetin tip Ëolksëagen të drejtuar nga shtetasi A. G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar.

 Si pasojë  e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Ëolksëagen shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij  shtetasi M. G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz. 

Gjithashtu sipas deklarimeve të shtetasit A. G., shtetasi V. T.  më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcenuar me armë, pistoletë  ku ka  qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka patur të dëmtuar.

Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit V. T. për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative", parashikuar nga neni 79/dh, 22, të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Endri Fuga bëhet baba për herë të dytë, lajmi u mbajt 'super sekret'
Skandal në Pogradec, qentë helmohen dhe lihen rrugëve të qytetit »
Article Logic
Execution time: 0.010998010635376
array(1) { ["section"]=> string(96) "i-goditi-me-makine-dhe-u-doli-para-me-arme-policia-jep-detajet-e-atentatit-ne-fushe-arrez-106005" }