I hapi “punë” partisë me Valdrin Pjetrin, PS lë jashtë procesit strukturues Ditmir Bushatin

Publikuar tek: politike, më 20:51 16-11-2019 I hapi “punë” partisë me Valdrin Pjetrin, PS lë jashtë procesit strukturues Ditmir Bushatin FotoMontazh: Ditmir Bushati - Valdrin Pjetri

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është lënë jashtë procesit strukturues të PS, si pasojë e dorëheqjes së kryebashkiakut socialist të Shkodrës Valdrin Pjetri, pas publikimit të dokumenteve për fshehjen e një dënimi në Itali.

I deleguari i PS për Shkodrën Arben Pëllumbi, është shprehur se Ditmir Bushati është lënë jashtë procesit strukturues për veriun pasi problemet atje ndodhën gjatë kohës që qarkun e drejtonte ai.

“Zoti Bushati ishte drejtues politik i qarkut të Shkodrës, dhe përderisa qarku i Shkodrës pati ato probleme që pati, në këtë pjesë strukturimi zoti Bushati nuk është përfshirë”, ka thënë Pëllumbi për RTV Ora. Nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit, por dhe ai i Agim Kajmakut në Vorë që ndodhi menjëherë pas Shkodrës, Pëllumbi ka thënë se PS ka marrë masat e duhura.

“Nuk i kemi kapacitete dhe mundësitë që të kontrollojmë gjithçka. Ne do të bëjmë disa ndryshime ligjore për të parandaluar këtë gjë, duke futur më shumë në lojë si policinë e shtetit ashtu dhe prokurorinë”, ka shtuar ai. Gjithashtu, i deleguari i PS për veriun ka thënë se mungesa e dijenisë për dënimin e Valdrin Pjetrit në Itali i jep karakter simbolik përgjegjësisë për kandidimin e tij.

“Nëse ne do të dinim se dikush ka një të shkuar të tillë dhe ti me koshiencë do ta vendosje aty, sigurisht që edhe moralisht do të kishte një lloj përgjegjësie. Por kur ti nuk e di këtë gjë edhe pjesa morale merr një karakter simbolik. Përgjegjësia është sepse ne jemi përfaqësuesit, ne jemi ata që vendosim dhe që zgjedhim. Por gjithësesi edhe në këtë aspekt përgjegjësia morale është shumë e ulët kur edhe kapaciteti jonë për ti kontrolluar këto gjëra është gjithashtu i ulët”, është shprehur Arben Pëllumbi, deputet i PS.

Kujtojmë se, pas publikimit të disa dokumentave nga PD për dënimin në Itali të Valdrin Pjetërit, kryebashkiaku socialist i Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit,ai dha dorëheqjen ende pa marrë detyrën. Ndërkohë, Partia Socialiste ka fajësuar ish-ministrin Ditmir Bushati për “problemet që ju hapi” pasi ishte drejtues i qarkut të Veriut. Vetë Bushati nuk ka pranuar të ketë qenë ai që zgjodhi Valdrin Pjetrin, si kandidat për Shkodrën.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075199604034424
array(1) { ["section"]=> string(95) "i-hapi-pune-partise-me-valdrin-pjetrin-ps-le-jashte-procesit-strukturues-ditmir-bushatin-186130" }