I hiqet ndihma ekonomike, Basha publikon rastin e familjes së varfër në Berat: Kryeministri parazit u hoqi bukën e gojës 4 fëmijëve

Publikuar tek: politike, më 16:07 25-02-2018 I hiqet ndihma ekonomike, Basha publikon rastin e familjes së varfër në Berat: Kryeministri parazit u hoqi bukën e gojës 4 fëmijëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar rastin e një familje në nevojë në Berat, të cilës i është hequr e drejta për të marrë ndihmë ekonomike.

Basha ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Rama, duke u shprehur se ky i fundit mashtron kur thotë se 20 mijë familje të përjashtuara nga ndihma zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë në vend të punësimit.

 “Skamja në familjen Xhema në Berat, e përjashtuar nga ndihma ekonomike, është e vërteta që nxjerr Edi Ramën një mashtrues ordiner, kur thotë se ata nuk duan të punojnë. Kryefamiljari Artan Xhema, baba i 4 fëmijëve, është përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë. E vërteta është se Artanit i kanë hequr bukën e fëmijëve, sepse ka punuar! Askush nuk e beson Edi Ramën se 20 mijë familje të përjashtuara nga ndihma zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë në vend të punësimit dhe një rroge. 

E vërteta është se punë nuk ka, se në krye të qeverisë është punësuar një parazit që ka ndërtuar skemën më të madhe të mashtrimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Është detyra e të gjithëve ne që ta pushojmë nga puna njeriun që çdo ditë e më shumë po varfëron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre”, është shprehur Basha.

bashaaaa.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011852025985718
array(1) { ["section"]=> string(136) "i-hiqet-ndihma-ekonomike-basha-publikon-rastin-e-familjes-se-varfer-ne-berat-kryeministri-parazit-u-hoqi-buken-e-gojes-4-femijeve-111422" }