I hodhën makinën në erë me tritol për shkak të detyrës, Buraku është efektivja e parë që theu tabu në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 26-01-2020 I hodhën makinën në erë me tritol për shkak të detyrës, Buraku është efektivja e parë që theu tabu në Durrës Efektivja Ornela Buraku

Policia ka shoqëruar deri më tani në komisariat 10 persona, për t’u marrë në pyetje, për shpërthimin me tritol që iu bë gjatë mbrëmjes së djeshme makinës së efektives së policisë në Durrës, Ornela Buraku.

 Pas dëshmisë së Burakut e cila ka thënë se nuk ka konflikte familjare dhe as personale me askënd, policia dyshon se tritoli në banesë iu vu për shkak të detyrës. Efektivja është në krye të detyrës prej 16 vitesh. 

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës aty ku ndodhet banesa e efektives Buraku. Eksplozivi është vendosur në ambientet e jashtme të banesës por fatmirësisht nuk ka mundur të depërtojë brenda. Si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar makina tip ‘Audi’ që është në pronësi të Burakut.

Jo të gjithë e dinë por Ornela Buraku është efektivja e parë femër në Durrës e cila mori detyrën për të garantuar rendin e sigurinë për qytetarët e vendit në vitin 2004. Aktualisht ajo është 34 vjeçe, raporton newsbomb.al.

Efektivja më herët ka deklaruar se në fillimet e saj në këtë profesion ka qenë e paragjykuar por nuk hoqi dorë nga ky profesion i vështirë. Kur filloi të ushtronte detyrën shihej çuditshëm në rrugë, shkruan newsbomb. Edhe pse po komentohej shumë zgjedhja që bëri, ajo nuk hoqi dorë nga pasioni për këtë profesion dhe ëndrra për ta vazhduar më tej.

Pas 16 vitesh në këtë profesion banesës së saj i vihet eksploziv. Hetimet vijojnë por ende nuk ka asnjë autor të identifikuar. Pista kryesore e hetimit për këtë ngjarje sipas autoriteteve lidhet me ushtrimin e detyrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17246103286743
array(1) { ["section"]=> string(114) "i-hodhen-makinen-ne-ere-me-tritol-per-shkak-te-detyres-buraku-eshte-efektivja-e-pare-qe-theu-tabu-ne-durres-193199" }