I hodhën tritol në banesë 58-vjeçarit. Policia zbardh ngjarjen dhe arreston dy vëllezërit (Emrat, Detaje)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:24 02-01-2018 I hodhën tritol në banesë 58-vjeçarit. Policia zbardh ngjarjen dhe arreston dy vëllezërit (Emrat, Detaje)

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mesnatë ku në oborrin e banesës së një 58-vjeçari në fshatin Paçram të Vaut të Dejës u hodh një sasi lënde eksplozive që shpërtheu duke dëmtuar makinën e tij.

Sipas policisë është dokumentuar me prova ligjore se autorët janë vëllezërit Klevin dhe Paulo Palushaj, 22 dhe 24 vjeç.

Detaje nga policia:

I hedhin në oborr një shtetasi lëndë shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorët e dyshuar.

Pas hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Klevin Palushaj, 22 vjeç dhe Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës, të dy vellezër.

Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P  58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P.

Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit, e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal në RTSH, drejtori i Orkestrës Sokol Tito godet në kokë orkestrantin
Tërmet i fuqishëm afër Shqipërisë, lëkundje 5.1 ballë »
Article Logic
Execution time: 0.011411905288696
array(1) { ["section"]=> string(108) "i-hodhen-tritol-ne-banese-58-vjecarit-policia-zbardh-ngjarjen-dhe-arreston-dy-vellezerit-emrat-detaje-105197" }