I humbur prej 4 ditësh, bashkëshortja e kapitenit të jahtit turk përgjërohet me lot në sy: Më ndihmoni, vajza pyet për të atin (BISEDA E FUNDIT MES TYRE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 11-09-2019 I humbur prej 4 ditësh, bashkëshortja e kapitenit të jahtit turk përgjërohet me lot në sy: Më ndihmoni, vajza pyet për të atin (BISEDA E FUNDIT MES TYRE) Bashkëshorja e Sezgin Yavuz duke qarë për bashkëshortin e saj të humbur

Bashkëshortja e kapitenit të zhdukur të jahtit luksoz ‘’Atik Bey’’ Vesile Yavuz bëri thirrje për ndihmë nga autoritetet turke për të gjetur bashkëshortin e saj Sezgin Yavuz (33-vjeç), për të cilin nuk ka asnjë informacion prej disa ditësh.

Për mediat turke, gruaja nxorri fotot e familjes dhe shton se e bija kërkon të atin.

‘’Kërkoj ndihmën e shtetit. Dua të më kthehet bashkëshorti. Vajza ime pyet për të atin dhe nuk mund t’i them asgjë. Bashkëshorti im më telefonoi në 4 shtator. Dy ditë më pas, ai më telefonoi sërish dhe më tha se do të më kontaktonte prapë. Por, nuk më telefonoi më. Të shtunën varka u gjet. Varka u gjet duke lundruar, por burri im nuk është gjetur akoma’’, tregon për bisedën e fundit me bashkëshortin e saj Sezgin Yavuz, Vesile.

''Atik Bey'' u gjet para katër ditësh i braktisur në ujërat ndërkombëtare nga disa peshkarexha. Sipas rregullores së lundrimit, ai u ankorua në Portin e Shëngjinit, destinacionin më të afërt. Fillimisht, u raportua se jahti luksoz i përkiste Sevgin Yavuzit, një biznesmen 31-vjeçar nga Turqia. Por, në vijim u konfirmua se pronari i vërtetë i katamaranit është Nedim Akyuz, biznesmen. Sipas informacioneve, jahti ishte nisur nga Kotorri në Malin e Zi me destinacion Greqinë. Në të ndodhej vetëm kapiteni Sezgin Yavuz. Për fatin e tij nuk ka asnjë të dhënë konkrete. Interpol Tirana është angazhuar për gjetjen e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071029663085938
array(1) { ["section"]=> string(155) "i-humbur-prej-4-ditesh-bashkeshortja-e-kapitenit-te-jahtit-turk-pergjerohet-me-lot-ne-sy-me-ndihmoni-vajza-pyet-per-te-atin-biseda-e-fundit-mes-tyre-178091" }