Nuk paraqitet e mirë gjendja shëndetësore e mjekut neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi.
Për shkakgjendjes së rëndë shëndetësore ai është dërguar me urgjencë drejt Italisë për një trajtim më të specializuar.
Të gjitha shpenzimet për kurimin e tij i ka marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që ditën e sotme u bë e mundur nisja e tij drejt Italisë, për shkak se duhet të stabilizoheshin parametrat e tij shëndetësorë që të mund të nisej drejt shtetit fqinj.
Kujtojmë se pak ditë më parë u raportua se gjendja shëndetësore e mjekut u stabilizua, por siç duket shëndeti i tij u përkeqësua sërish.