I izoluar në Kuvend, deputeti shqiptar në Maqedoni rrëfen tmerrin: Bombat kërcasin një nga një

Publikuar tek: aktualitet, më 21:30 27-04-2017 I izoluar në Kuvend, deputeti shqiptar në Maqedoni rrëfen tmerrin: Bombat kërcasin një nga një

Pak minuta më parë në lidhje direkte në emisionin "Opinion" deputeti i BDI Artan Grubi tregon situtën aktuale në Maqedoni. Sipas Grubit policia ka ndërhyrë me armë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa tregon se ka edhe edhe deputetë të tjerë të lënduar përveç zotit Zijadin Sela.

"Përveç zotit Zijadin Sela që është shumë i dëmtuar ka edhe deputetë të tjerë të dëmtuar, bashkë me to janë edhe deputetë të Maqedonisë. Policia ka ndeërhyrë me armë për të shpërndarë protestuesit. Deputeti është i izoluar në katin e parë.

Fatmirësisht nuk ka viktima por situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe problematike. Nikola Gruevski është në Vjenë sepse kishte takime. Zoti Zaev është goxha i lënduar dhe i gjakur në fytyrë. Sekretari i tij është i lënduar. Jemi të gjithë bashkë por në tension të jashtëzakonshëm, shoh bomba që po plasin jashtë dhe protestues që kanë zaptuar Kuvendin. Ali Ahmeti nuk ishte në sallë në Kuvend kur ndodhi ngjarja", tha ndër të tjera deputeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situata në Maqedoni, reagon Ministria e Jashtme: Dhuna nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës së krijuar
“Do i hapim rrugë PD-së për të hyrë në zgjedhje”, shpërthen Rama: Shqiptarët duhet të votojnë, të marrin hak »
Article Logic
Execution time: 0.012392044067383
array(1) { ["section"]=> string(98) "i-izoluar-ne-kuvend-deputeti-shqiptar-ne-maqedoni-rrefen-tmerrin-bombat-kercasin-nje-nga-nje-76695" }