‘I jam lutur Edi Ramës’, Basha nxjerr dokumentin dhe bën denoncimin e radhës: Në Shkodër kanë vdekur 80 persona si pasojë e COVID, por u raportuan vetëm 62

Publikuar tek: politike, më 17:46 05-12-2020 ‘I jam lutur Edi Ramës’, Basha nxjerr dokumentin dhe bën denoncimin e radhës: Në Shkodër kanë vdekur 80 persona si pasojë e COVID, por u raportuan vetëm 62 Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar sërish një rast të fshehjes së numrit të viktimave, këtë herë në Shkodër, ku shprehet se vetëm në qytetin e Shkodrës janë regjistruar 80 viktima nga COVID-19, por ministria ka raportuar 62.

Ai shprehet se ky është një tjetër fakt që tregon se kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi dhe fabrikimi të të dhënave për të mbuluar dështimin nga kryeministri Rama.

Basha thotë se i është lutur Edi Ramës që të pranonte planin e tij dhe nuk do të thoshte që është merita e tij, por do t’ia njihte ato qeverisë, pasi këto janë momente ku llogaritë politike zerohen.

“Denoncimi që ka ardhur i para disa javëve ka ardhur drejtpërdrejtë nga QSUT dhe sot dy jave, po mbushen 3 javë që kur ka ardhur ky denoncim prokuroria nuk ka lëvizur gishtin për të hetuar. Mund te kishte denoncuar, mund te kishte hetuar prokuroria dhe unë këtë ftesë bëra në qoftë se ju kujtohet që natën që e denoncova në një nga programet televizive thashë sonte le të vijnë, sepse kjo është një çështje e shëndetit dhe jetesës së qytetarëve. Nuk bëra asgjë tjetër veç se kërkova zbardhjen e të vërtetës.

Ja ku jemi 3 javë më vonë dhe nuk është bërë asgjë për të zbardhur të vërtetën. Ndërkohë shiko çfarë ndodh, një tjetër e dhënë që tregon se çfarë bëhet. Ministria ka raportuar deri në fund të nëntorit në rang të qarkut të Shkodrës 62 vdekje nga Covid. Qarku i Shkodrës ka 5 bashki. Ndërkohë, vetëm bashkia Shkodër ka regjistruar 80 vdekje si Covid. Ja ku i keni të dhënat po jua dorëzoj ju. Është një tjetër fakt që tregon se kemi të bëjmë me një praktikë falsifikimi dhe fabrikimi të dhënave për të mbuluar dështimin.

Nuk është kjo në vetvete problem i madh që kam sot unë, pasi kjo do të hetohet një ditë dhe faktet do të dalin. Problemi është që kur ti i thua njerëzve, popullit dhe vetes tënde që nuk është kështu, nuk është kaq keq, ti po krijon klimë justifikimi për mos marrjen e masave. Dhe problem sigurisht janë këta qindra qytetarë bashkëqytetarë tanë që janë nëna, baballarë, fëmijësh, janë anëtarë familjesh që janë ndarë nga jeta, por problemi më I madh është që duke mos u ndërgjegjësuar, duke mos u vetëdijësuar për gjithçka që duhet bërë dhe nuk po bëhet atëherë po vazhdon, kryeministri po vazhdon, qeveria po vazhdon të shkaktojë përmes kësaj neglizhence një tjetër kolaps, një tjetër rritje të shfrenuar të numrit të infeksioneve dhe padyshim kjo papërgjegjshmëri, kjo neglizhencë kontribuon drejtpërdrejtë në humbjen e jetëve të njerëzve.

I jam lutur Edi Ramës që të hiqte dorë nga çdo kompleks dhe unë jo vetëm që nuk do të thoja që është merita jonë, por do të njihnim si merita të qeverisë. Vjen një moment që llogaritë politike duhet të zerohen”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Pandemia është jashtë kontrollit’, Basha: Vetëm pas insistimit tonë filloi rimbursimi i ilaçeve për të infektuarit që kurohen në shtëpi
‘Hoqëm vizat, tani do e fusim vendin në BE’, Lulzim Basha tregon kush dhe çfarë i kërcënon zgjedhjet e 25 prillit »
Article Logic
Execution time: 0.012932062149048
array(1) { ["section"]=> string(157) "i-jam-lutur-edi-rames-basha-nxjerr-dokumentin-dhe-ben-denoncimin-e-radhes-ne-shkoder-kane-vdekur-80-persona-si-pasoje-e-covid-por-u-raportuan-vetem-62-230292" }