Një grua 36 vjeçare me inicialet V.Xh dhe një e mitur i kanë dhënë fund jetës me vetëhelmi.
Rasti i parë regjistrohet në Prezë dhe dyshohet se gruaja ka qenë në gjëndje depresive, ç’ka e ka çuar edhe në aktin vetëvrasës. 36-vjeçarja gjeti vdekjen në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Rasti i dytë regjistrohet në fshatin Katund i Ri. 14 vjeçarja ka pirë një sasi të madhe fotoksine. Familjarët i kanë thënë policisë se vajza ishte e mbyllur dhe e rezervuar nga momenti që bëri një ndërhyrje kirurgjikale, pas një problemi shëndetësor.