Efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e sotme nga të afërmit , miqtë dhe dashamirësit. Në oërën 13 në nder të 31-vjeçarit , i cili ishte besimtar i devotshëm mysliman, do të kryhet një nderim i veçantë në xhaminë e Ethem Beut, ndërsa në orën 14:00 do të organizohen homazhe në Pallatin e Brigadave.
.
31 vjeçari Ibrahim Basha , u vra në krye të detyrës në fshatin Lazarat. Ibrahim Basha ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë dhe prej 6 muajsh ishte bërë pjesë e Forcave Speciale RENEA.