I jepet lamtumira e fundit këngëtares aq të dashur për publikun, Anita Take

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 13-01-2017 I jepet lamtumira e fundit këngëtares aq të dashur për publikun, Anita Take

Përcillet për në banesën e fundit këngërtarja e njohur Anita Take. Miq, të afërm dhe dashamirës të artistes i japin sot lamtumirën këngëtares aq të dashur për publikun që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 83 vjeçare.

E lindur në një familje që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Take u ngjit në skenë rreth 50 vjet më parë, por akoma vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur, pasi me talentin e saj ajo është ngulitur thellë në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj do vazhdojnë të këndohen ndër breza.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prostitutat kineze, ja pse trumfojnë në zanatin e tyre (STATISTIKAT MBI PROSTITUCIONIN E VENDEVE TË EUROPËS)
Rama mbledh nxënësit e ekselencës vlerësuar nga barometri global, tregon para të gjithëve kush është ministrja më e mirë »
Article Logic
Execution time: 0.010354995727539
array(1) { ["section"]=> string(80) "i-jepet-lamtumira-e-fundit-kengetares-aq-te-dashur-per-publikun-anita-take-65408" }